Skip to content
28 Shtator, 2023
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
Kruja.info

Kruja.info

Mëso çfarë po ndodh rreth teje!

Thënie

"Media është entiteti më i fuqishëm në tokë. Ato kanë fuqinë për të bërë fajtor të pafajshmit dhe për t'i bërë fajtorët të pafajshëm." - Malcolm X (1925-1965)

Kategoritë

Rreth qytetit

  • English Guide
  • Infopoint Maps
  • Kultura
  • Outdoor Activities
  • Pozita gjeografike
  • Sport
  • Transporti

Njoftimet në kohë reale!

Kliko këtu për të marrë njoftimet falas!

Na ndiqni në rrjetet sociale

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
  • Kreu
  • Krujë
    • Lajme
  • Turizëm
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Kronikë
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulturë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • Të tjera
    • Opinione
    • Teknologji
    • Shëndet
    • Kuriozitete
    • Gazmore
Kliko
  • Home
  • Krujë
  • Besimtarët bektashianë kremtojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit

  • Aktualitet
  • Kreu
  • Krujë
  • Lajme
  • Shqipëria
  • Sociale

Besimtarët bektashianë kremtojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit

Xhesjon Zogu 6 muaj ago 3 min read

KRUJË– Besimtarët bektashianë kremtojnë sot Ditën e Sulltan Nevruzit, ditëlindjen e të madhit Imam Aliu.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Emmy_Flowers (@emmy_flowers_shop)

Festa e Sulltan Nevruzit shënon fillimin e vitit të ri, sipas sektit bektashian dhe përkon me ditëlindjen e Imam Alit në Qabe. Kjo ditë cilësohet në mbarë botën Aleviane si dita e fisnikërisë bektashiane dhe dita e ringjalljes së madhe. Në këtë ditë çdo gjë mund të ringjallet, lind shpresa, ringjallja për gjithë njerëzimin. Ajo është një ditë e re, kur të gjithë shpresojnë për një të ardhme më të mirë.

https://kruja.info/wp-content/uploads/2023/04/Reklamo-biznesin-te-Kruja.info-2-1.webm

Në Shqipëri Dita e Sulltan Nevruzit, festa më e rëndësishme e Bektashizmit, u dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Në vendin tonë sekti i bektashinjve, është i vendosur kryesisht në jug të vendit, ndërkohë që ai ka një shtrirje të konsiderueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Bektashizmi është një urdhër fetar islamik me një teori filozofike të vetën dhe të veçantë. Ai u krijua në Anadoll në shekullin e XIV dhe mori këtë emër nga themeluesi i saj Haxhi Bektash Beliu. Në Shqipëri, Bektashizmi depërtoi me pushtimin osman në qytete dhe qendra garnizonesh si Krujë, Elbasan, Gjirokastër, Tepelenë, Frashër etj.

Sipas burimeve historike, Bektashizmi njohu një përhapje të gjerë në popullsinë shqiptare të pakënaqur nga reformat centralizuese të Portës së Lartë, pasi kleri bektashi përkrahu lëvizjet popullore kundër pushtetit osman, si dhe përdori gjuhën shqipe për një letërsi të tijën.

Gjatë Rilindjes Kombëtare bektashinjtë e mbështetën luftën për liri dhe gjuhën kombëtare, ndër të cilët veprimtarët Baba Alushi i Frashërit dhe Baba Hyseni i Melçanit.

Një varg teqesh të tyre u shndërruan në qendra të lëvizjes kombëtare. Pas Kongresit të Lushnjës bektashizmi u njoh zyrtarisht si komunitet fetar i pavarur. Në vitin 1924 selia Botërore e Bektashizmit u shpërngul nga Anadolli në Tiranë. I detyruar nga regjimi komunist, bektashizmi, si pjesë e ideologjisë fetare, e pushoi veprimtarinë e tij në vitin 1967, për ta rifilluar përsëri gjatë vitit ’91.

Ritet e festës së Sulltan Nevruzit

Për ndër të kësaj dite, amvisat bëjnë një laknur (byrek) të veçantë për këtë ditë, pasi në harxhë futen 12 gjethe lakrash të llojeve të ndryshme dhe një monedhë metalike.

Në darkë për pjesëtarët e familjes nxirret përpara byreku, që ndahet në aq pjesë sa anëtarë janë. Zonja e shtëpisë përpara se të nisë zgjedhjen e pjesëve, lutet për fatet e pjesëtarëve të familjes dhe më pas, secili zgjedh pjesën e vet. Ai që gjen monedhën ( leku), duhet patjetër që të blejë për shtëpinë një kilogram kripë, pasi parashikon një vit të mbarë.

Ndërsa mbaron ky rit, familjet bektashiane në shenjë respekti e shpërndajnë një pjesë të byrekut nëpër familje kristiane.

/Kruja.info/

"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."

Tags: Nevruzi Nevruzi në Krujë

Continue Reading

Previous: Operacioni me 5 të arrestuar gabimisht i Policisë së Krujës për një “shtëpi bari”, gazetari zbulon edhe 5 të tjera
Next: Muaji i Ramazanit, myftiu i Krujës shpjegon rregullat që duhet të ndiqni

Të tjera

Mbyten me helm qentë në Krujë (VIDEO)
1 min read
  • Kreu
  • Krujë
  • Lajme

Mbyten me helm qentë në Krujë (VIDEO)

22 shtatori 1944, dita e Çlirimit të Krujës
2 min read
  • Kreu
  • Krujë
  • Lajme

22 shtatori 1944, dita e Çlirimit të Krujës

I FUNDIT/ Atentat ndaj 2 personave në Krujë, vritet 46-vjeçari
1 min read
  • Kreu
  • Krujë
  • Lajme

I FUNDIT/ Atentat ndaj 2 personave në Krujë, vritet 46-vjeçari

Moti

Shtator 2023
H M M E P S D
 123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930  
« Kor    

Rreth nesh

Kruja.info është platforma e vetme lokale për zonën e Krujës dhe rrethinat e saj. Kjo platformë synon të informojë publikun; të promovojë të rinjt vendet dhe objektet e kultit; të nxisi dhe të jetë zëri i qytetarëve; të jetë një dritare për qytetarët për problematikat dhe shqetësimet e tyre, nëpërmjet gazetarisë qytetare. Po ashtu, ne sjellim disa rubrika për mbështetjen e bizneseve apo në fushën e “Real Estate”. Motoja jonë: “Mëso çfarë ndodh rreth teje”.

Faqe

  • Cookie policy
  • Dhuro
  • Puno me ne

Kontakt

E-mail: zoguual@zoguu.al

Adresa: Don Bosko, Tiranë

Search

  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube
  • Twitter
  • Tik Tok
NIPT: M24822202A - © Zogu Group 2022 | Developed & Designed by ZoguTech