
Teksa kanë mbetur pak javë nga fillimi i “Big Brother VIP Kosova”, deri më tani janë përfolur shumë emra të njohur, të cilët thuhen se do të bëhen pjesë e shtëpisë së famshme. Mes tyre është diskutuar dhe emri i këngëtarit shumë të dashur nga publiku, Ylli Limani.
Mirëpo, ky i fundit i ka mohuar zërat duke u shprehur se nuk do bëhet pjesë e formatit.
“Jo, sepse fitoj”, tha ai duke qeshur në një intervistë për ‘Klan Kosova’.
Kujtojmë që këtë verë, Ylli ka qenë shumë aktiv në tregun muzikor. Ai ka publikuar disa këngë, nga bashkëpunimi me Ledri Vulën te ai me Noizyn.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."