
KORÇË- Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 5, Korçë.
Policia njofton se ka rënë zjarr në një banesë, ku jetonte përkohësisht shtetasi E.R., rreth 67-vjeç, i cili për pasojë dyshohet se nga asfiksia, ka gjetur vdekjen.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."