
Fotomontazh nga Dosja.
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
KRUJË– Makina “Golf 5” e cila rezulton më targa të vjedhura dhe u përdor në sulmin ndaj Orlando Paplekajt është fiksuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë në zonën e Fushë-Krujës pas regjistrimit të ngjarjes.
Policia ka ngritur dyshimet se autorët i përkisnin asaj zone e ndërsa kanë filluar kontrollet në servise makinash pasi kanë dyshimet se automjeti mund të jetë çmontuar. Krahas prokurorisë, policia ka vijuar edhe këtë të hënë më mbledhjen e provave për të zbuluar se kush ishin personat të cilët sulmuan më armë Orlnado Paplekajn. Deri në këtë fazë policia ka arritur të mbledh një sërë kamerash sigurisë të bizneseve por edhe banesave në të cilën ka filluar edhe kqyrja e tyre për të mësuar më shumë mbi lëvizjet e autorit, shkruan OraNews.
Burimet policorë i thanë Ora News se automjeti që dyshohet u përdor nga autorët e ngjarjes pas kryerjes së sulmit është pikasur në rrugën e Maminasit, në të cilën më pas ka marrë drejtimin për në zonën e Fushë-Krujës.
Ky itinerar lëvizje nga makina ‘Golf 5’ e cila rezulton më targa të vjedhura, ka shtyrë edhe më shumë dyshimet se autorët e sulmit i përkisnin zonën së Fushë-Krujës. Për këtë arsye një sërë kontrollesh janë kryer në atë territor dhe kryesisht kanë qenë pikat e servisit ku dyshohet se makina mund të jetë çmontuar pasi deri më tani nuk është raportuar për makinë të djegur apo të braktisur.
Nga analizimi i provave dhe i fakteve në vendin e ngjarjes bëhet me dije se autorët që mendohet të jenë 2 nuk kanë qëlluar në drejtim të Paplekajt apo drejt mjetit të tij, por në ajër. Ky veprim nga policia po cilësohet si paralajmërim.
Orlando Paplekaj ishte kunati i Besmir dhe Viktor Haxhiaj të ekzekutuar në prill të vitit 2020. Orlando Paplekaj dyshohet se ka dijeni për ngjarjet për shkak të lidhjeve, por provat për ta mbështetur këtë pistë mësohet se janë të pakta.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."