
KRUJË– Artur Bushi ka reaguar pas fitores që mori në Krujë për të tretën herë radhasi.
Në një dalje për mediat Bushi tha se kjo fitore ishte historike dhe se ka ardhur falë punës së bërë gjatë këtyre 2 mandateve.
Bushi teksa listoi investimet e bëra që nga lagjet e reja, rindërtimi, shkollat, çerdhet dhe spitali, tha se projekte të tjera na presin në vazhdim.
Kryebashkiaku falenderoi qytetarët për besimin dhe tha se do të përmirësojmë infrastrukturën dhe jetën e atij komuniteti të mrekullueshëm.
Përballë kandidatit të Koalicionit BF, Agron Lokës, Bushi ka marrë +9399 vota.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."