
TIRANË- Si pasojë e motit të keq dhe temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin, ka bërë që Autoriteti Rrugor Shqiptar të publikojë të dhënat më të fundit në lidhje me gjendjen e disa akseve rrugore.
Sipas ARRSH, gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë, por nuk ka pasur probleme me qarkullimin. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temeratuar kanë qenë nën 0°C.
Ndërkohë, sipas njoftimit të ARRSH, drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.
Njoftimi i plotë i ARRSH:
Gjatë natës ka pasur reshje dëbore në Llogara, në Damës-Memaliaj dhe Hani i Hotit Tamarë pa sjellë probleme me qarkullimin. Kontraktorët kanë punuar gjatë natës me mjete borëpastruese për shpërndarjen e kripës në të gjitha akset nacionale për të evituar ngricat, pasi temeratuar kanë qenë nën 0°C. Drejtuesit e mjeteve, duhet të bëjnë kujdes në lëvizje dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."