
Foto ilustruese. (Arkiv)
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
KRUJË- Kanë dalë emrat e 4 viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur pak pas mesnate në aksin rrrugor Fushë Krujë- Milot.
Policia njofton se rreth orës 00:15, një automjet me drejtues shtetasin Alfred Dika, 39-vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Artan Alushi, 30-vjeç.
Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerët, shtetasit Shkumbin Brati, 20-vjeç, dhe Almenia Karaj, 16-vjeçe, që ndodheshin në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi.
Gjithashtu, është dëmtuar shtetasja R. H., 34-vjeçe, pasagjere në automjetin që drejtonte shtetasi Artan Alushi. e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."