
Foto ilustruese. (Arkiv)
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
KRUJË– Një aksident ka ndodhur mesditën e së martës rreth orës 12:30, në fshatin Gramëz, Krujë.
Burime për Kruja.info bëjnë të ditur se si pasojë e humbjes së kontrollit të drejtimit të mjetit nga drejtuesi shtetasi Kledjan Vathi, 26-vjeç, automjeti është përplasur me një shtyllë elektrike.
Nga përplasja e automjetit me shtyllën, është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja shtetasja Flora Vathi, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Traumës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."