
DURRËS– Xhoni Muço është identifikuar si drejtuesi i mjetit që përplasi për vdekje dy të miturit në Durrës.
Raportohet se Muço ishte në gjendje të dehur. 23-vjeçari përplasi me mjetin e tij çiklomotorin në të cilin ishin dy të miturit, vëllezër, të moshave 15 dhe 13-vjeç.
Këta të fundit ishin në mjet së bashku me të atin e tyre, ky i fundit shofer i motoçikletës.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."