
KRUJË– Një aksident tragjik u regjistrua në autostradën Fushë Krujë-Milot, si pasojë e të cilit humbi jetën një çift dhe tre persona të tjerë.
Përplasja mes dy makinave, “Benz” dhe “Golf 4” rezultoi fatale për ata. Viktima kanë mbetur çifti i të rinjve Shkumbin Brati, 20-vjeç dhe Almeina Karaj, 16-vjeçe, jeta e të cilëve është prerë në mes, vetëm një ditë pasi i kishin premtuar njëri-tjetrit dashuri të përjetshme, sepse në datën 4 mars kishin festuar fejesën.
Nga përplasja e fortë e dy makinave, ka humbur jetën edhe drejtuesi i makinës ku ishin dy të rinjtë Artan Alushi, 30-vjeç si dhe shoferi i makinës tjetër Alfred Dika, 39-vjeç. Edhe 34-vjeçarja, Rudina Haka, e cila u dërgua në spital në gjendje të rëndë, ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.
Ndërkohë, tashmë vëllai i Shkumbint përmes një story në llogarinë e tij të Instagram ka shkruar: “Oo shpirti vllait bre ma kope zemren vllait tan gjithmon e jet kam met majt nzemer engjëll im mbrojtes”.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."