
Autori
Xhesjon Zogu, graduated with a Bachelor of Communication Sciences, profile journalist, journalist, creator, and financier of the Zogugroup.al
KRUJË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur pak pas mesnatës së mbrëmshme në aksin Fushë Krujë-Milot, ku dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar 4 viktima.
Viktimat janë shtetasit Artan Alushi 30-vjeç, Alfred Dika 39 vjeç, Shkumbin Brati 20-vjeç, Almenia Karaj, 16 vjeçe.
Mësohet se Shkumbin Brati ishte një këngëtar i muzikës popullore me origjinë nga Hasi. Lajmi për vdekjen e tij ka pikëlluar shumë prej ndjekësve në rrjetet sociale, të cilët kanë shprehur edhe ngushëllimet e tyre.
Gjithashtu 16-vjeçarja Almenia Karaj, është raportuar se ishte partnerja e 20-vjeçarit e cila fatkeqësisht ndërroi jetë duke mos i mbijetuar plagëve të marra.
Paraprakisht shkak për aksidentin e rëndë, ku u përplasën dy mjete, dyshohet se ka qenë parakalimi i gabuar i njërit prej tyre, dhe shpejtësia e madhe me të cilën lëviznin makinat.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."