
Foto ilustruese nga akiva.
TIRANË– Një 26-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga Policia e Tiranë për ngacmim seksual.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin me iniciale D. Z., 26-vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur.
Gjithashtu, 26-vjeçari, gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur për shkak të detyrës, punonjësin e Policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."