
Foto ilustruese
DURRËS– Një 23-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit pasi mori me forcë në automjet, një shtetase që e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme.
Policia njofton se është arrestuar në flagrancë shtetasi K. B., 23-vjeç, banues në Shijak, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”.
Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallëzim shtetasja M. S., banuese në Shijak, se shtetasi K. B., i cili e përndiqte në mënyrë të vazhdueshme, e ka marrë me forcë në automjetin e tij, pa dëshirën e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
"Bazuar në Ligjin Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij."