Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar në aksin rrugor Fushë Krujë–Vorë.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet ka përplasur një kalimtare pranë vendit të njohur si Ura e Gjolës, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
